E ADHURONI NGJYRËN ROZË? Ja si të bëni një grim të bukur me të (FOTO) – AlpeGossip
E ADHURONI NGJYRËN ROZË? Ja si të bëni një grim të bukur me të (FOTO)

E ADHURONI NGJYRËN ROZË? Ja si të bëni një grim të bukur me të (FOTO)

Ja disa ide te bukura nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te krijoni një grim te bukur ne ngjyre roze.

1. Pastrimi Gjeja e pare qe duhet te bëni është te lani mire fytyrën me larësin tuaj te cilin duhet ta zgjidhni te përshtatshëm për llojin tuaj te lëkurës dhe me pas te kaloni një shtrese kremi hidratues. Këto janë veprime te cilat duhet ti bëni çdo dite ne rutinën tuaj sepse janë shume te rendesishem për shëndetin e lëkurës.
Pas kësaj aplikoni një shtrese primer ne te gjithë fytyrën.
Nëse dëshironi qe ne këto muaj te ftohte dimri te keni një grim ndryshe atëherë perse te mos preferoni te bëni një make up ne ngjyre roze për një pamje shume femërore dhe romantike ndërsa nga grimi tradicional për festa. Për me tepër duket bukur nëse keni një ngjyre lëkurë te çelur por edhe te erret. Ja disa ide te bukura nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te krijoni një grim te bukur ne ngjyre roze.
2. Korrektori është produkti për një baze perfekte Nder produktet qe duhet te përdorni është dhe korrektori i cili shërben për një baze perfekte pa defekte. Zgjidhni një korrektor te mire dhe sigurohuni qe ta përhapni sa me mire.
3. Sytë Për sa i përket grimit te syve ne ngjyre roze ju duhet te aplikoni tre sfumatura te ndryshme te kësaj ngjyre. Toni i pare i cili është me i çelur shërben për ta aplikuar ne gjithë qepallën, ngjyra e dyte do te aplikohet ne gjysmën e qepallës se sipërme dhe asaj te poshtme ndërsa toni i trete do te aplikohet ne qepallën e sipërme pranë harkut te vetullave e cila këshillohet te jete disi me shkëlqim
4. Buzëkuqi Për sa i përket buzëve dhe ngjyrës se buzëkuqit qe duhet te zgjidhni këshilla është te preferoni ngjyra shume natyrale dhe diskrete sepse ne këtë rast protagonist do te jene sytë. Provoni te zgjidhni një buzëkuq mat ne ngjyre roze apo vetëm shkëlqyes transparent ne buze.