DO BËJNË KËNGË SË BASHKU? Maestro zbulon çfarë raporti ka me Luizin: I kemi… – AlpeGossip
DO BËJNË KËNGË SË BASHKU? Maestro zbulon çfarë raporti ka me Luizin: I kemi…

DO BËJNË KËNGË SË BASHKU? Maestro zbulon çfarë raporti ka me Luizin: I kemi…

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku ka treguar se çfarë marrëdhënie ka ruajtur me ish-banorët e tjerë pas përfundimit të reality show-t.

Maestro është shprehur se ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pervçese me fituesin Luiz Ejlli, me të cilin i ka shkëputur kontaktet përfundimisht.

“Me Jorin dhe me pothuajse të gjithë banorët e kam mirë, përveçse me Luizin që i kemi shkëputur marrëdhëniet. I kemi shkëputur, kur ke një marrëdhënie të shkëputur, do të thotë që i ke të shkëputura”, tha këngëtari i njohur.

Teksa është përfolur shumë për një bashkëpunim mes tyre, Kllogjeri u shpreh se kjo gjë nuk do të ndodhë. Sipas tij, nuk i ka kërkuar kurrë që të bëjnë një këngë se bashku, thjesht ka qenë dëshira e fansave të tyre.