“E KAM THËNË SHUMË HERË”/ Ja arsyeja që Alketa Vejsiu ka bërë këtë operacion plastik… (FOTO) – AlpeGossip
“E KAM THËNË SHUMË HERË”/ Ja arsyeja që Alketa Vejsiu ka bërë këtë operacion plastik… (FOTO)

“E KAM THËNË SHUMË HERË”/ Ja arsyeja që Alketa Vejsiu ka bërë këtë operacion plastik… (FOTO)

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria, mirëpo së fundmi Alketa Vejsiu ka gjetur mënyrën më origjinale për t’iu përgjigjur pyetjeve që kanë ndjekësit për të, atë dixhitale.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku iu kërkon ndjekësve ta pyesin për gjëra interesante, ndërsa i paralajmëron që të mos e teprojnë, pasi mund t’i bëjë edhe “block”. Një nga pyetjet e përfolura shpesh është ajo për ndërhyrjet estetike që mund të ketë bërë moderatorja. Alketa nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret ndërhyrjen estetike në hundë, ndërsa motivi sipas saj ka qenë fakti që ajo e shihte si kompleks.

Ndaj ajo është përgjigjur njëherë e mirë për të gjithë duke thënë:

“Pooo hundën, e kam thënë shumë herë. Shërova një kompleks”.