Përdhunimi dhe vrasja e vajzës 8-vjeçare në Indi ngre në këmbë një komb të tërë – AlpeGossip
Përdhunimi dhe vrasja e vajzës 8-vjeçare në Indi ngre në këmbë një komb të tërë

Përdhunimi dhe vrasja e vajzës 8-vjeçare në Indi ngre në këmbë një komb të tërë

Kjo është Asifa Bano. Ishte vetëm 8 vjeçe kur u rrëmbye, drogua dhe përdhunua nga tetë burra hindu në shtetin e Jammu dhe Kashmir. Asifa dhe familja e saj ishin një ndër familjet minoritare muslimane në provincën e Kathua dhe dallimi fetar besohet të ketë qenë shkaku pas krimit makabër.

Incidenti mori popullaritet kur tetë burrat u akuzuan formalisht në prill të këtij viti. Arrestimet e të akuzuarve bënë bashkë mbështetësit e tyre, të cilët organizuan protesta për lirimin e tetë burrave. Në këto protesta morën pjesë dhe politikanë dhe ministra të rëndësishëm indianë.

Trupi i tetë vjeçares u zbulua një javë pasi ajo u deklarua e humbur. Sipas provave mjeko-ligjore, vajza u mbajt e ngujuar dhe e droguar në një tempull i cili i përkiste një prej të arrestuarve dhe u përdhunua disa herë nga disa burra të ndryshëm. Në fund, e mbytën dhe e goditën në kokë me një gur të rëndë për t’u siguruar që kishte vdekur.

Grupe të djathta hindu dhe avokatë vendas protestuan kundër arrestimit të tetë të akuzuarve, thjesht sepse janë hindu ndërsa vajza e përdhunuar dhe e vrarë ishte pjesë e një familjeje nomade muslimane. Konfliktet mes hinduve dhe minoritetit muslima në Kathua nisi kur Sanji Ram, pronari i tempullit ku u përdhunua Asifa dhe një prej të akuzuarve u bë kryeplak dhe filloi të nxiste hindutë kundër muslimanëve.

 

Dy ditët e fundit, Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Gjykata e Lartë e Indisë lëshuan deklarata në të cilat dënonin ashpër incidentin dhe siguruan se fajtorët do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Babai i vajzës së ndjerë ka kërkuar dënimin me vdekje për fajtorët duke thënë se: “Më merr malli për time bijë çdo ditë. Ata që vranë vajzën time, duhen varur deri kur të vdesin vetë.”

Ndërkohë, në rrugë u mbajtën protesta nën dritën e qirinjve për të sensibilizuar ligjvënësit se gratë dhe vajzat indiane nuk ndihen të sigurta dhe vrasësit e tyre kanë shans të dalin të larë.