“KAM NJË QË S’E KA ASKUSH”/ Fifi merr dedikimin e veçantë nga partneri i saj (FOTO) – AlpeGossip
“KAM NJË QË S’E KA ASKUSH”/ Fifi merr dedikimin e veçantë nga partneri i saj (FOTO)

“KAM NJË QË S’E KA ASKUSH”/ Fifi merr dedikimin e veçantë nga partneri i saj (FOTO)

Kohët e fundit këngëtarja Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes pas lidhjet me ish-partnerit e Adrola Dushit, Adis Patushin. Fifi po i shijon në maksimum romancën e saj. Çifti është parë me njëri-tjetrin në çdo dalje në publik.

Pak ditë më parë ata postuan video në rrjetet sociale duke shkëmbyer puthje. Madje dhe në festën private të organizuar për të gjithë ish-banorët e “Big Brother VIP”, dyshja kanë qëndruar së bashku.

Lidhja e tyre u konfirmua gjatë një koncerti të këngëtares ku shkëmbeu një puthje me Adisin i cili njihet dhe si ish- bashkëshorti i modeles shqiptare Adrola Dushi.

Dyshja janë goxha aktive në profilet e tyre në Instagram ku shpesh herë postojnë video apo foto me njëri tjetrin. Adisi ka postuar se fundmi një foto me artisten ku krahë saj ka bërë dedikimin e veçantë.

“E kam njo’ që se ka kush!😎”- ka shkruar ai duke iu referuar kështu Filloeretës.