E PYESIN NËSE ËSHTË E LIDHUR/ Kejvina kthella flet trroç publikisht (FOTO) – AlpeGossip
E PYESIN NËSE ËSHTË E LIDHUR/ Kejvina kthella flet trroç publikisht (FOTO)

E PYESIN NËSE ËSHTË E LIDHUR/ Kejvina kthella flet trroç publikisht (FOTO)

Mbrëmja e sotshme e ‘Dance with me’ u hap nga Kejvina Kthella dhe Eduart Ndocaj. Dyshja kërceu Hip-Hop në ritmin e këngës ‘Rio’ nga Ledri Vula dhe ndezën atmosferën me lëvizjet e tyre. Ato morën vlerësime mjaft të mira nga juria.

Gjatë momentit të vlerësimit, Kejvina u pyet nga moderatorja Alketa Vejsiu për jetën e saj private, nëse është apo jo në një lidhje. Kjo pyetje u bë pasi janë të shumtë njerëzit që kanë interes të dinë statusin e saj aktual. Ish velina e ‘Xing me Ermalin’, u përgjigj prerë duke treguar se nuk ka një të dashur në jetën e saj. ‘Jo nuk jam në një lidhje, jam vetëm”, u përgjigj Kejvina.

Pak para se Alketa t’i drejtonte pyetjen, Kejvina u shpreh ‘Hë kanë pyetur nëse kam operacione plastike?’. Ajo zbuloi se një pyetje e tillë i është bërë si fjala ‘mirëmëngjes’, aq e zakontë dhe që është e lumtur që të paktën e paskan ndryshuar njëherë.