Nëse ndihesh mirë me veten apo gjërat që bën atëherë çdo gjë tjetër bëhet edhe më e thjeshtë.
Edhe studimet e shumta thonë se njeriu arrin kënaqësinë më të lartë shpirtërore kur gjithçka po i shkon në vijë.
Arsyet e arritjes së kësaj gjendjeje në jetë mund të jenë të çfarëdollojshme dhe AlpeNews.al ju njeh me disa prej tyre për të cilat vipat janë shprehur publikisht:
Eneida Tarifa
Pas ndarjes nga bashkëshorti këngëtarja e njohur u shpreh kështu:
“Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar shumë. Sigurisht që do të doja të isha 24 orë në funksion të vajzës sepse është një fëmijë shumë i zgjuar, më kupton në profesionin tim si një e rritur. Jam e bekuar”, tha Tarifa.
Viola Spiro
Gjatë një interviste bukuroshja është shprehur se ndihej e plotësuar pasi kishte gjetur njeriun e zemrës.
Stine
Gjatë një interviste ditën e djeshme këngëtari i njohur Stine, fillimisht u shfaq i emocionuar duke folur për vajzën e tij dhe herën e parë si baba e më pas u shpreh se ndjehej plotësisht i ndryshuar dhe i plotësuar.
Përgatiti: AlpeNews.al