BASHKË SËRISH? Roberti interviston Norën dhe zbulon statusin aktual – AlpeGossip
BASHKË SËRISH? Roberti interviston Norën dhe zbulon statusin aktual

BASHKË SËRISH? Roberti interviston Norën dhe zbulon statusin aktual

Pas kaq shumë kohësh që prej ndarjes, Robertin dhe Norën do i shohim sërish bashkë në ekran. Nora do të jetë e ftuar në një nga puntatat e emisionit të Robertit “Robi plaket kur don vetë”, që do të transmetohet në “Klan Kosova”.

Roberti ishte së fundmi i ftuar në emisionin radiofonik “Live from Tirana”, ku ka zbuluar se do të ftojë dhe Norën në emision, edhe pse ajo nuk i ka shumë qejf intervistat.

Kjo do të jetë një intervistë e veçantë pasi intervistat e Norës janë shumë të rralla e për më tepër këtë herë do të intervistohet nga ish-bashkëshorti.

“Patjetër që do jetë në emisionin tim. Ajo nuk i ka qejf shumë intervistat dhe përton edhe me fol. Ka prit të shoh një herë emisionin nga ekrani dhe shpresoj të vijë shumë shpejt”, u shpreh Roberti duke treguar se ai aktualisht është single se është fokusuar te puna.