“USHQIM I SHPIRTIT…”/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë me Zërin duke u përqafuar së bashku – AlpeGossip
“USHQIM I SHPIRTIT…”/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë me Zërin duke u përqafuar së bashku

“USHQIM I SHPIRTIT…”/ Elita Rudi poston VIDEON e veçantë me Zërin duke u përqafuar së bashku

Shtatzënisë së Elita Rudit shumë shpejt do t’i vijë fundi, ndërsa ajo dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë.

Kësaj here, moderatorja pret vajzë, ndërsa po përpiqet të shijojë në makismum ditët si mama e ende një djali të vetëm, Zërit.

Sot, dita e tyre nisi në mënyrën më të bukur me përqafime super të ëmbla, të cilat Elita nuk na i kurseu në rrjete sociale.

Moderatorja shfaqej me të voglin pranë saj, i cili e përqafonte plot dashuri dhe strukej në kraharorin e saj.

“Ushqim i shpirtit”- ishin fjalët me të cilat ajo shoqëroi videon që na e zbukuroi ditën.

Gjatë shtatzënisë, Elita duket se është bezdisur shumë nga komentet e ashpra të njerëve, ndaj ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale.

“Njerëzit janë shumë të pasjellshëm ndaj grave shtatzëna ditët e sotme. Po shoh nonstop komente të tilla nëpër foto të grave shtatzëna: “Kur po ki me pjell?” “Hajde mo lind mo.” “Pse pe qet barkun?” “Pse pe mshef barkun?” “Pse pe man barkun?” “Thu veq ti ki bo fmi.”

Stop bullizmit ndaj secilit person! Nëse nuk të pëlqen personazhi që e ndjek veq mundesh mos me e ndjek mo!

Meqë ra fjala, unë kom me lind kur t’i boj 9 muj të plota ishalla don zoti!Qaq duhet për me pas një shtatzani të shëndetshe për mu dhe bebin. Pëe juve që i uroni lidnje të hershme një nane ishalla ju fal zoti!”- shkroi ajo.