NË HAPAT E SË ËMËS/ Vajza e Kim Kardashian përdor produktet kozmetike si profesioniste – AlpeGossip
NË HAPAT E SË ËMËS/ Vajza e Kim Kardashian përdor produktet kozmetike si profesioniste

NË HAPAT E SË ËMËS/ Vajza e Kim Kardashian përdor produktet kozmetike si profesioniste

North West duket se ka marrë çdo gjë nga nëna e saj, Kim Kardashian. Vogëlushja 5-vjeçare ka filluar të përdorë si një profesioniste e vërtetë produktet kozmetike të së ëmës. Madje ajo ka publikuar në ‘Instagram’-in e nënës së saj, një video ku shihet e lyer me ‘make up’. Pak kohë pasi vajza e saj kishte publikuar videon, Kim shkruajti: “Nuk e di çfarë është më qesharake. Qerpikët fals që ajo ka vendosur vetë apo ‘Instastory’ që ka bërë”.

 

Pavarësisht se fansat e Kim kanë reaguar keq për këto veprime të vajzës së saj, ajo duket shumë e kënaqur që North po mëson që në këtë moshë hapat bazë të ‘make up’-it. Duke ditur që nëna dhe tezet e saj kanë krijuar “një perandori” me produkte ‘make up’-i, North e ka të vështirë të dalë jashtë linjës së traditës familjare.