STUDIMI/ Ja përse truri i grave plaket më ngadalë – AlpeGossip
STUDIMI/ Ja përse truri i grave plaket më ngadalë

STUDIMI/ Ja përse truri i grave plaket më ngadalë

Truri i grave plaket më ngadalë. Dhe duke u nisur nga mosha është të paktën tre vite më i ri sesa truri i burrave. Në këtë përfundim ka arritur një studim i drejtuar nga Universiteti i Washington.

Rezultati u bazua duke marrë në skanim trurin e 205 personave. Një studim i tillë mund të vërtetojë edhe arsyen përse gratë preken më pak nga sëmundjet neurologjike, sëmundje që vijnë duke u shtuar me kalimin e moshës.

Furnizuesi kryesor i trurit janë sheqernat, dhe është vërtetuar se mënyra sesi ata përdoren ndryshon me kalimin e viteve.

“Po nisim të kuptojmë sesi faktorë të ndryshëm të lidhur me gjininë ndikojnë në plakjen e trurit dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve nerodegjenerative që vijnë me kalimin e moshës” u shpreh një nga kërkuesit e studimit.

Ai nënvizoi se duke analizar metabolizmin e trurit mund të ndihmojë të kuptojnë defirencat që shfaqen mes grave dhe burrave kur ata plaken.Përdorimi i tomografisë dhe një analizë që jep informacion mbi funksionimin e trurit, u mat rrjedha e oksigjenit dhe glukozës në tru tek 121 gra dhe 84 burrave të moshës 20 deri në 82 vjeç.

Më pas, një sistem i inteligjencës artificiale, i trajnuar për të lidhur moshën reale dhe moshën “metabolike”, tregoi se truri grave është mesatarisht 3.8 vjet më i ri se truri meshkujve.

Dallimi u vu re tek të gjitha moshat, duke filluar edhe tek 20 vjeç.“Nuk është truri i meshkujve që plaket më shpejt, në realitet ata arrijnë moshën madhore tre vite më vonë sesa gratë dhe kjo diferencë vijon gjatë të gjithë jetës. Një studim i tillë mund të shpjegojë arsyen se përse gratë preken më pak nga sëmundjet e moshës së tretë, sepse truri i tyre është më i ri” shpjeguan specialistët.

M