Reperi shqiptar Noizy zor se kryen ndonjë veprim pa rënë në sy, qoftë për nga muzika dhe biznesi apo jeta e tij private.
Kreu i OTR dje na la të kuptojmë se kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e grupit të tij, mbi të gjitha duhet të jetë seksi! Sigurisht, për femrat bëhet fjalë.
Dje krijuesi i hitit “Toto” ka publikuar në rrjetin social Instagram, një foto me një vajzë që nuk e njihnim më përpara. Ajo quhet Ambra dhe nga profili i saj lihet të kuptohet se Ambra dëshiron të bëhet repere.
E ku më mirë se në praninë e një reperi të suksesshëm si Noizy mund ta bëjë Ambra këtë!