Më 17 tetor Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge. Por ajo për të cilën u përfol më shumë gjatë arrestimit të tij ishte marrëdhënia me të fejuarën Kejsi, pasi reperi u gjet në hotel me një 20-vjeçare.
Bashkëshortja e Stresit, Kejsi ka theksuar edhe njëherë se mbështet plotësisht të shoqin dhe ka besim se ai do të dalë shumë shpejt nga burgu. . Madje në krah të Stresit nuk është vetëm Kejsi, por edhe mamaja e saj. Pak ditë më parë ajo publikoi njjë video ku shihej teksa e ëma kërcente vallen e tropojës, duke u shprehur se ka dhëndrin tropojan.
Ndërsa së fundmi Kejsi ka publikuar disa video në Instastory ku shfaqet duke udhëtuar me nënën e saj, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Stresit.
“Mamaja është krenare gjithashtu’, shkruan ajo në diçiturë.