ÇUDITEN FANSAT/ Aktorja e njohur vesh djalin me fustan princeshash (FOTO) – AlpeGossip
ÇUDITEN FANSAT/ Aktorja e njohur vesh djalin me fustan princeshash (FOTO)

ÇUDITEN FANSAT/ Aktorja e njohur vesh djalin me fustan princeshash (FOTO)

Aktorja shumë e njohur e filmave “Atomic Blonde”, “Mad Max”, Charlize Theron është padyshim një ndër aktoret më të njohura dhe të paguara në Hollywood. Siç dihet ajo ka adoptuar dy fëmijë një djalë dhe një vajzë me të cilët kalon shumë kohë.

Kur ajo e adoptoi 7-vjeçarin e prezantoi atë si një djalë, megjithatë së fundmi paparacit e kanë fotografuar aktoren në shëtitje me dy fëmijë dhe të gjithëve u ka bërë çudi veshja e vogëlushit. Ai shfaqej i veshur me një fustan princeshash që i habiti të gjithë.

Lidhur me këto foto ka folur së fundmi dhe vetë Theron e cila ka zbuluar arsyen se përse 7-vjeçari vishet ashtu.

“Po, edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë. Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind, edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra im si prind është t’i dua ato dhe të bëj ç’të mundem që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”, ka treguar aktorja.