A FLET FIORI ME ROBERTIN? 2 vite pas sherrit të bujshëm në “Dance with me” – AlpeGossip
A FLET FIORI ME ROBERTIN? 2 vite pas sherrit të bujshëm në “Dance with me”

A FLET FIORI ME ROBERTIN? 2 vite pas sherrit të bujshëm në “Dance with me”

Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin e bujshëm mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt në vitin 2017. Një batutë e Robertit për gratë u bë shkak e një përplasjeje të fortë mes tij dhe Fiorit në “Dance With Me”. Pas debatit, Fiori vendosi të largohej nga spektakli.

E ftuar sot në “Piter Pan”, moderatorja tregoi se atë sherr e ka lënë pas në të kaluarën dhe nuk i mban më inat Robertit.

“Ka kaluar shumë kohë nga ai debat dhe në television diçka e vogël të ndodhë bëhet shumë e madhe. E kemi harruar atë episod sepse njerëzit nuk mund të jetojnë me inate. Ka disa gjëra që janë më të shtrenjta se ekrani dhe ato janë parimet tona. Parimet nuk duhen shkelur për asgjë, mbi dinjitetin tënd nuk duhet të shkel askush”, u shpreh Fiori.