I TËRHEQ SI MAGNET/ Modelja shqiptare deklaron se heq dorë nga këta lloj burrash – AlpeGossip
I TËRHEQ SI MAGNET/ Modelja shqiptare deklaron se heq dorë nga këta lloj burrash

I TËRHEQ SI MAGNET/ Modelja shqiptare deklaron se heq dorë nga këta lloj burrash

Të jesh spiritualist, do të thotë të kërkosh kuptimin më të thellë në gjërat e përditshmërisë, përfshirë edhe njerëzit që takon.

Të jesh spiritualiste mund të duket një përvojë e veçantë, mirëpo Niki Delijorgjit i ka hapur punë pasi siç shkruan në story-n e saj në Instagram, dëshira për të parë shpirtin tek njeriu po i hap punë me një lloj burri nga i cili ka vendosur të heqë dorë.

„Gratë spiritualiste tërheqin vetëm burra të cilët kanë nevojë për shërim“, shkruhet në frazën e shpërndarë prej Nikit.

Por, Niki ka vendosur të heqë dorë nga burrat që duan një psikologe për të dashur- thënë në mënyre pragmatike.

„Kemi hequr dorë, mbretëreshat e mia. Tani do të tërheqim vetëm burra që janë në plotfuqinë e tyre hyjnore.”

Niki, që ndryshe mund t’i referohemi edhe si pjestarja më e re e OTR-it, është gjithashtu  vegane, pra që nuk konsumon produktet e kafshëve dhe sigurisht as mishin vetë, ndërsa është treguar gjithnjë mendjehapur në stilin e jetesës: ka folur hapur për përdorimin e lëndëve të ndryshme narkotike herë pas here dhe ka pranuar se ndihet e tërhequr edhe nga vajzat.

Në 2012-ën, ajo u shpall Miss Shqipëria dhe prej asaj kohe, vajza e biznesmenit Mihal Deliojorgji ka qenë pjesë e shumë shërbimeve fotografike, ndërsa jeton në Britaninë e Madhe.

Së fundi, ajo ka paralajmëruar se po punon për publikimin e këngës së saj të parë, që do të jetë e rrymës pop.