PAS DISA JAVËSH PUSHIM/ Rezart Veleshnja rikthehet në “Shiko Kush Luan” duke hedhur poshtë çdo thashethem (FOTOT) – AlpeGossip
PAS DISA JAVËSH PUSHIM/ Rezart Veleshnja rikthehet në “Shiko Kush Luan” duke hedhur poshtë çdo thashethem (FOTOT)

PAS DISA JAVËSH PUSHIM/ Rezart Veleshnja rikthehet në “Shiko Kush Luan” duke hedhur poshtë çdo thashethem (FOTOT)

Disa javë më parë bëri bujë largimi i Rezart Veleshnjës nga kapiten i emisionit “Shiko kush luan”. Dosja.al raportoi se aktori ka pasur një debat të fortë me autoren dhe moderatoren, Luana Vjollca dhe kjo e fundit e kishte detyruar të largohej nga emisioni. Mirëpo Rezarti i hodhi poshtë thashethemet me një postim në “Instastory”, duke treguar se në fakt ka qenë i zënë dhe për këtë arsye është larguar.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka shpjeguar: “Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime.

Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem”.

Ndërsa sot ai ka publikuar momente nga regjistrimi i puntatës së radhës të “Shiko kush luan”. Me siguri Rezi është kthyer në emision, duke hedhur poshtë çdo thashethem për largimin e tij.