PASI U BËNË PRINDËR/ Mozzik dhe Loredana akuzohen për vjedhje (FOTO) – AlpeGossip
PASI U BËNË PRINDËR/ Mozzik dhe Loredana akuzohen për vjedhje (FOTO)

PASI U BËNË PRINDËR/ Mozzik dhe Loredana akuzohen për vjedhje (FOTO)

Mozzik dhe Loredana po rikthehen dalëngadalë në skenë, pasi në jetë erdhi fëmija i tyre i parë, vogëlushja Hana. Ndërsa ata shijojnë sukseset e njëpasnjëshme, një koleg i tyre i akuzon për vjedhje!

Reperi Gjiano është i bindur se çifti ka vjedhur këngën e tij me titull “G-Klasee”, që është publikuar vitin e shkuar. Sipas reperit, kënga e Loredanës me titull “Million dollar smile” është shumë e ngjashme me atë të tij.

“Kjo këngë G-KLASSE është bërë para përafërsisht 1 viti te Dongima Studio. Loredana, Mozzik dhe Getinjo e kanë dëgjuar këtë këngë përmes një kameramani dhe e kanë vjedhur, ku shihet qartë fakti që edhe prapavijat melodike i kanë vjedhur. E keni videon e dytë që të bindeni edhe vetë.” – shkruante krahas postimit reperi.

Sakaq, Loredana dhe Mozzik ende nuk kanë reaguar.