PROGRAMI MË I RI NË EKRAN/ Enkel Demi rikthehet me show-n shpërblyes “N’kokë” (VIDEO) – AlpeGossip
PROGRAMI MË I RI NË EKRAN/ Enkel Demi rikthehet me show-n shpërblyes “N’kokë” (VIDEO)

PROGRAMI MË I RI NË EKRAN/ Enkel Demi rikthehet me show-n shpërblyes “N’kokë” (VIDEO)

Nga dita e djeshme ka nisur transmetimin programi më i ri në ekranin e televizionit publik. Enkel Demi është rikthyer me një format tjetër argëtues për publikun. Në qendër të ‘N’kokë’ janë personazhe të thjeshtë të cilët kanë një qëllim të përbashkët. Në lojën e të hënës luhet për të fituar para dhe gjithçka duhet të dini janë çmimet për produkte të caktuara. Mjafton ta gjeni shifrën e saktë për të fituar. Moderatori Enkel Demi thekson se ky program është për të gjithë shqiptarët, është gjithëpërfshirës dhe shumë i thjeshtë.

Askush nuk duhet të lexojë shumë apo të ketë njohuri të thella për fusha të caktuara të jetës. Ky format është i njohur në televizione të ndryshme të Europës, por vjen për herë të parë në Shqipëri. Çdo të hënë ndiqni transmetimin e ‘N’kokë’ në orën 20:35.