SURPRIZË/ Alketa rikthen në ekran spektaklin që ju kishte munguar (VIDEO) – AlpeGossip
SURPRIZË/ Alketa rikthen në ekran spektaklin që ju kishte munguar (VIDEO)

SURPRIZË/ Alketa rikthen në ekran spektaklin që ju kishte munguar (VIDEO)

Moderatorja e njohur e Tv Klan, Alketa Vejsiu, këtë sezon të ri televiziv numëron tre projekte të reja të cilat i ka zbuluar disa javë më parë; “Dance with me”, “Në kurthin e Piter Pan” dhe “Ferma e të famshëve.”

Aktualisht ajo po moderon spektaklin e kërcimit “Dance with me”, foto e video prej të cilit ndan shpesh në profilin e saj në Instagram. Mirëpo, së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka publikuar dy video nga sezonet e vjetra të “X-Factor”, ku Alketa Shfaqet duke kënduar.

“Do ju pëlqente të rikthehej X-Factor?”- i ka pyetur moderatorja ndjekësit për emisionin që mbylli transmetimin në vitin 2015. Kjo pyetje e Alketës i ka bërë të gjithë të mendojnë se shumë shpejt në Tv Klan mund të rinisë emisioni shumë i ndjekur, “X-Factor.”