Çmendet DJ Blunt, ofendon me fjalë të rënda Ledrin dhe Gjikon: ‘Jeni kurva’ (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Çmendet DJ Blunt, ofendon me fjalë të rënda Ledrin dhe Gjikon: ‘Jeni kurva’ (FOTO+VIDEO)

Çmendet DJ Blunt, ofendon me fjalë të rënda Ledrin dhe Gjikon: ‘Jeni kurva’ (FOTO+VIDEO)

Disa vite më parë, ata çmendën publikun me hitin e tyre “Nëse m’don ti’, ku edhe në klip, djemtë shfaqeshin si miq të mirë duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Mirëpo, kjo miqësi mes Ledri Vulës dhe dyshes DJ Blunt dhe Real 1 duket se ka përfunduar dhe akoma më keq, i ka lënë vend një armiqësie të ashpër.

Këtë e ka dëshmuar së fundmi vetë Blunt i cili ka shpërthyer në të shara ndaj reperit të famshëm në një seri videosh në Insta Story.

Duke shpjeguar se për kë ishin diss-et në këngën e tij të fundit, Blunt thotë se ato ishin për Ledri Vulën, të cilin e quan “kurvë” dhe një sërë epitetesh ë tjera eksplicite.

Sipas Blunt, gjithçka ka nisur kur ai dhe Real 1 kanë qenë gati duke publikuar këngën “Nëse m’don ti”. Ai shpjegon se pak para publikimit, Vula u ka kërkuar atyre që të bëjë remix-in e këngës. “Unë dhe Real 1 vendosëm të ndalnim publikimin e këngës që të fusnim Ledrin, sepse e kemi respektuar si koleg dhe si shok, por ai është një kurvë!”-shprehet DJ-i i famshëm. Ai tregon se Ledri është zhdukur dhe nuk ka treguar respekt ndaj tyre dhe e ka akuzuar më tej reperin se kur ka qenë me ta, ka sharë të gjithë miqtë tij të tanishëm, si Lumi B.

Por Blunt nuk është ndalur vetëm tek Ledri, pasi në videot e postuara, ka ofenduar rëndë edhe reperin Gjiko.

“Ti deri dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtnë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pamasë. Por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborghini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt…’Je një kurvë false!’-ka vijuar më tej Blunt duke thënë se dhe jetën e flokët Gjiko i ka me qira.