Enki Bracaj u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas daljes së saj në ekranin e “Zjaarr Tv” si spikere e lajmeve. Ajo shfaqej në ekran e veshur vetëm me një xhaketë gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, dhe Enki u komentua gjatë nga të gjithë.
Mirëpo pas largimit të bujshëm nga ky televizion, Enki qëndroi për disa kohë larg ekranit teksa së fundmi është mësuar se është bërë pjesë e emisionit “Aldo Morning Show”. Enki ka dhënë një intervistë së fundmi për ‘Panorama Plus’ ku ka rrëfyer se si i erdhi oferta për tu bërë pjesë e ‘Tv Klan’.
“Kam qëndruar rreth dy vite jashtë ekranit. Arsyet ishin familjare dhe e ndieja të nevojshme të bëja pak pauzë. Rikthimi nuk ishte një ofertë, por interesim nga ana ime, pasi më pëlqente si program dhe u mirëprita me kënaqësi. “, ka treguar Enki teksa ka zbuluar dhe se eksperienca e saj në Klan ndryshon shumë nga televizionit tjetër.
“Veshja sigurisht. Te e para isha unë që solla audiencë (dhe këtë e them pa modesti), ndërsa tek “Aldo Morning Show” kishte audiencë të garantuar.”, ka thënë ajo.