Një nënë ka kapur momentin kur djali i saj filloi të qante i tmerruar nga pamja e saj aspak e zakontë.
Toni Morton nga Grantham, Lincolnshire po bëhej gati të dilte për herë të parë që pas lindjes së fëmijës, por gjërat nuk i shkuan dhe aq mirë.
25-vjeçares i kishin rekomanduar që të përdorte një nxirës lëkure në mënyrë që të dukej “rrezatuese” për në darkë.
Por në vend që të dukej sikur kishte marrë rreze nga dielli, fytyra e Toni-t mori një ngjyrë të gjelbër të mbyllur.
Dhe, i pari që ia dha “mendimin” e tij ishte djali i saj i vogël i cili nisi të qante i tmerruar sapo e pa të ëmën dhe nuk e njohu.
Morton e postoi “reagimin” epik të fëmijës në rrjetet sociale duke shtuar se në fillim ishte e xhindosur për rezultatin, por më pas i vetmi shqetësim që kishte ishte si të qetësonte djalin e trembur.