DHËNDRI I KAPUR PËR KRAHU ME VJEHRRËN! Dafina Zeqiri e bën familjare lidhjen me Dj Geek (FOTO) - AlpeGossip
DHËNDRI I KAPUR PËR KRAHU ME VJEHRRËN! Dafina Zeqiri e bën familjare lidhjen me Dj Geek (FOTO)

DHËNDRI I KAPUR PËR KRAHU ME VJEHRRËN! Dafina Zeqiri e bën familjare lidhjen me Dj Geek (FOTO)

Dafina Zeqiri ka konsoliduar lidhjen me DJ Geek, pak javë pasi e bëri publike marrëdhënien romantike me të.

Këngëtarja ka treguar se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur.

Në një postim të fundit në Instagramin e Dafinës, shohim nënën e këngëtares që ka kapur për krahu Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje. Pranë tyre është Dafina që i filmon dhe motra e këngëtares.

Kjo do të thotë se tashmë lidhja e Dafinës po ecën në hapat e duhur dhe ka marrë bekimin e familjes së saj.

Pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht dashurinë që ndjen për të.

“Iconstyle.al” zbuloi lidhjen e dyshes që qershorin e kaluar, nisur nga postimet e dyshimta të tyre nga i njëjti vend, por Dafina e mohoi fillimisht.

Sipas “Panorama Plus”, ajo ka qenë “e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike”.

Kujtojmë që Dafina ka bërë publike lidhjet e saj të mëparshme me Ledri Vulën dhe domenikanin Jose, të cilat nuk shkuan mirë.