“2 gisht mjaltë” është filmi më i suksesshëm i momentit, i cili pasi theu rekorde në shitjen e biletave në Shqipëri, po bën namin edhe në kinematë e huaja
Pas suksesit të adh në Gjermani, “2 gisht mjaltë” tani shihet edhe në kinematë e Austrisë.
Ermali dhe Elvana ishin së fundmi në premierën e filmit në Vjenë, ku kanë mbushur plot e përplot sallën me fansa të “2 gisht mjaltë” dhe shkëlqyen me paraqitjen e tyre. Ermali u shfaq i veshur me një kostum të zi, ndërsa Elvana kishte veshur një kostum blu pastel.
“Faleminderit Vjena. Nga dje, “2 gisht mjaltë” në Kinematë e Vjenë, Graz, Linz.”- shkruan Mamaqi krahas fotove të publikuara.














