ZBULOHET JURIA e “Dance with me”! Vjen në Shqipëri balerini i njohur (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET JURIA e “Dance with me”! Vjen në Shqipëri balerini i njohur (FOTO)

ZBULOHET JURIA e “Dance with me”! Vjen në Shqipëri balerini i njohur (FOTO)

Prej dy vitesh në spektaklin e njohur ‘Dance with me’ në jurinë e tij kanë qëndruar 3 personazhet e njohur shqiptar, balerini Albi Nako, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj mirëpo në sezonin e ardhshëm priten ndryshime pasi juria nuk do të jetë më e njëjtë.

Sipas burimeve pranë ‘Anabel’ është mësuar se në sezonin e ardhshëm pjesë e jurisë së emisionit të njohur do të jetë balerini me famë ndërkombëtare Kledi Kadiu. 44 vjeçari thuhet se do ti bashkohet nga shtatori televizionit Klan.

Ende nuk është mësuar se cilin vend do të zërë në juri, por eksperienca dhe vlerësimet e tij do i shtojnë akoma më shumë vlerë spektaklit. Kledi është një ndër balerinët më të njohur në Itali që e ka bërë shumë krenar vendin tonë me arritjet e tij. Ai është bërë baba i një vajze që quhet Lea dhe pritet që shumë shpejt të lidh kurorë me partneren e tij Charlota Lazzari.