TURQI- Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2 700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg, sipas shtypit vendas.
Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime.
Në këtë kështjellë Harput gjenden gjurmë të civilizimeve të ndryshme, që zbulohen vazhdimisht përmes gërmimeve arkeologjike.
Kjo vulë cilindrike. Ajo flet për kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private.
Vulat e para janë bërë prej argjile dhe më pas prej guri dhe metali.
Në pjesën e sipërme të kësaj vule gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anash figura e kalit me krahë.