“ISHTE PA MENDJE VËRTET…”/ Egli Tako poston FOTOTN parë me Olsin dhe ja çfarë thotë – AlpeGossip
“ISHTE PA MENDJE VËRTET…”/ Egli Tako poston FOTOTN  parë me Olsin dhe ja çfarë thotë

“ISHTE PA MENDJE VËRTET…”/ Egli Tako poston FOTOTN parë me Olsin dhe ja çfarë thotë

Nëse themi Olsi Bylyku dhe Egli Tako kemi thënë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas, duke na vjedhur zemrat të gjithëve me ëmbëlsinë e tyre.

Shpesh ndajnë video gazmore me ndjekësit, duke treguar rreth marrëdhënies së tyre veshur me nota humori, sikundër i takon Olsit.

Disa javë më parë, Egli ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ndër të tjera është pyetur për foton e parë që ka me Olsin dhe është pikërisht kjo, së bashku me Lorenc Hasramën.

Për ata që nuk e dinë është pikërisht Lorenci “shkaktari” i njohjes së tyre. Lorenci ka qenë mik i Eglit dhe bashkëpunëtor, shok fëmijëri dhe i pandarë i Olsit.

Kështu, gjatë takimeve të rastësishme me të dy njëherësh, një dashuri e bukur lindi mes Olsit dhe Eglit, të cilët kanë dy vite së bashku.

Megjithatë, duke iu bashkuar trendit “Show me a picture of”, mbrëmjen e djeshme Egli ka treguar foton e tyre të parë vetëm dhe është kjo:

Siç shihet edhe në foto Egli ka dalë pa mendje, duke shkruar edhe me nota humori:

  1. E para vetëm ne të dy. Isha pa mendje vërtet. Tani që po kujtohem, çfarë po bëje me celin tim?

Janë kaq të mirë!