“PËR DASHURITË QË DO TË HUMBAS”/ Rovena Dilo zgjedh të besojë në “Zot” prej babait të ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“PËR DASHURITË QË DO TË HUMBAS”/ Rovena Dilo zgjedh të besojë në “Zot” prej babait të ndjerë (FOTO)

“PËR DASHURITË QË DO TË HUMBAS”/ Rovena Dilo zgjedh të besojë në “Zot” prej babait të ndjerë (FOTO)

Rovena Dilo, e ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, iu përgjigj disa pyetjeve rastësore të Rudina Magjistarit. E para në serinë e pyetjeve ishte, “a beson në Zot,” që zakonisht pasohet nga një përgjigje binare, por jo në rastin e Rovenës.

“Edhe po, edhe jo,” thotë ajo dhe shton se ata që mund të thonë “po” me siguri të plotë, janë të privilegjuar.

“Unë zgjedh të besoj në Zot. Meqë zgjedh, është një tentativë më shumë drejt po-së, por nuk është po absolute. Jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime të rritur, pas të tridhjetave dhe që kur kam humbur tim at, të dua të besoj në Zot,” thotë Rovena.

Kjo qasje agnostike, shpjegohet me ndarjen nga jeta të babait të këngëtares. Ajo zgjedh dhe mundohet të besojë në një fuqi të mbinatyrshme, për t’i dhënë kuptim vdekjes së tij dhe me shpresë, ritakimit me të në një jetë tjetër.

“Unë mendoj që njeriu do të besojë në Zot jo për veten e tij, por për dashuritë që do të humbasë. Poër njerëzit e dashur që mund t’i humbasë. Nuk ka mundësi që ata të kenë shkuar në asgjë. Nuk ka mundësi që t’i kem humbur përgjithmonë në mënyrë absolute dhe aty i drejtohesh diçkaje më të madhe se vetja, diçkaje më të madhe se asaj që është ekzistenca e shkurtër në tokë,” përfundon ajo.