5 veprime që duhet të shmangni përpara se të shtriheni për të fjetur - AlpeGossip
5 veprime që duhet të shmangni përpara se të shtriheni për të fjetur

5 veprime që duhet të shmangni përpara se të shtriheni për të fjetur

1.Ngrënia e ushqimeve të larta në yndyrna e karbohidrate

Ushqimi i rëndë dhe i yndyrshëm jo vetëm që ju bën të ndiheni të ngadaltë mëngjesin e ardhshëm por gjithashtu bën që stomaku juaj të punojë jashtë orarit për të tretur të gjithë ato që ju keni konsumuar. Kjo ndikon edhe në gjumin tuaj duke shkaktuar siklet dhe vështirësi.

2.Mos shikoni telefonin tuaj

Qëndrimi me telefon përpara se të flini gjumë duke lundruar në internet, ndikon negativisht dhe shtyn edhe më shumë orarin tuaj të gjumit. Shumë njerëz e përdorin telefonin si një mënyrë për t’i zënë gjumi më shpejtë por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë dhe është mjaft e dëmshme.

3.Mos bëni ushtrime apo palestër përpara gjumit

Ushtrimi në mënyrë të rregullt është një nga gjërat më të mira që mund të bëni si dhe çelësi i një gjumi të rehatshëm. Por ushtrimi në palestër nuk është një ide e mirë pasi e kthen ritmin e zemrës suaj në nivel energjik dhe është shumë e vështirë t’ju zërë gjumi.

4.Mos u merrni me punë deri në orë të vona

Nëse keni një takim të madh në mëngjes apo një projekt që duhet ta përfundoni deri në fund të javës atëherë me siguri do t’ju duhet të punoni gjatë mbrëmjes por përpiquni të keni përfunduar me punën të paktën një orë përpara se të planifikoni të flini pasi në të kundërt jo vetëm që do të dojë disa kohë që t’ju zërë gjumi por edhe do të zgjoheni të lodhur të nesërmen.

5.Mos konsumoni asnjëherë kafe përpara gjumit

Kafeina e gjetur në kafe, çaj madje dhe çokollatë është një stimulues që mund t’ju mbajë zgjuar më gjatë nga sa keni planifikuar. Sa kafeinë mund të suportojë trupi juaj varet nga ju por gjithsesi duhet të tregoheni të kujdesshëm. E njëjta gjë vlen edhe për alkoolin.