“PAS 18-VITESH QË JETOI ME NE…”/ Bora ndan me ndjekësit hidhërimin për humbjen e “pjesëtares” më të vogël të familjes – AlpeGossip
“PAS 18-VITESH QË JETOI ME NE…”/ Bora ndan me ndjekësit hidhërimin për humbjen e “pjesëtares” më të vogël të familjes

“PAS 18-VITESH QË JETOI ME NE…”/ Bora ndan me ndjekësit hidhërimin për humbjen e “pjesëtares” më të vogël të familjes

Kafshë shtëpiake nuk mund të mbajnë të gjithë, por diçka e dimë me siguri dhe ajo është se ato janë shumë më tepër sesa vetëm kafshë që jetojnë në shtëpitë tona – me kalimin e kohës bëhen pjesë e familjes!

Fatkeqësisht, në një moment të caktuar duhet të ndahemi prej tyre, e ky moment nuk është aq i lehtë sa ne mund ta imagjinojmë!

E sa më të lidhur të jemi me ta aq më e madhe është dhimbja. Këtë hidhërim e ka kaluar edhe Bora ditën e sotme, e cila ka humbur macen e saj.

Isha fëmija më i lumtur në botë kur morëm mace në shtëpinë tonë. Dhe sot pas 18 vitesh që jetoi me ne, Kiti u  largua përgjithmonë! Ishte pjesë e familjes si pjesëtari më i vockël, më i përkëdhelur, më mistrec, por një dashuri e vërtetë.  E deshëm shumë, fëmijëria ime ishte edhe më e bukur me të.

Dashuria për kafshët është e pakushtëzuar dhe kush ka të tilla vetë, do ta kuptojë më mirë dhimbjen e thellë të Borës.