Ai është një ndër këngëtarët më të mirënjohur në Shqipëri, Kosovë e më gjerë dhe mjafton t’ju kujtojmë këngën “Moj e mira e diasporës”, për ta kuptuar se kush është. Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, këngëtarin i cili sot ju kënaq me zërin, por dikur ka qenë deputet.
Sabriu bënte pjesë në periudhën e parë Legjislative nga viti 2001 deri 2004 dhe radhitej në radhën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Tani këngëtari është larguar nga politika dhe në një emision pak kohë më parë tregoi se arsyeja pse nuk është më pjesë e skenës politike ka të bëjë me faktin se nuk i pëlqejnë politikat e tanishme.