“MOS U KTHENI ME ISH-AT”/ Nora Istrefi mohoi zërat për ribashkim, mos vallë Robert Berisha thumboi publikisht këngëtaren? – AlpeGossip
“MOS U KTHENI ME ISH-AT”/ Nora Istrefi mohoi zërat për ribashkim, mos vallë Robert Berisha thumboi publikisht këngëtaren?

“MOS U KTHENI ME ISH-AT”/ Nora Istrefi mohoi zërat për ribashkim, mos vallë Robert Berisha thumboi publikisht këngëtaren?

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 14 vitesh në krahët e njëri-tjetrit duke patur një nga ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar.

Edhe pse ndarje e tyre ishte e qetë e pa skandale, kuriozitet i publikut ishte i madh. Për më tepër, ish-çifti vendosi të kishte raporte të mira duke mbetur miq për hir të vajzës së tyre Renee.

Ata janë shoqëruar shpesh bashkë nëpër pushime e jo vetëm, duke nxitur aludime për një rikthim të mundshëm. Por gjithmonë këto zëra janë hedhur poshtë nga dy protagonistët

Madje në intervistën e saj të fundit në “Më lërë të flas”, Nora e bëri të qartë se mes saj dhe Robertit nuk ekzistojnë mundësitë për ndonjë ribashkim.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.

Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me Robertin sot kemi marrëdhenie korrekte, distanca të kufizuara. Gjithçka që ka të bëjë me Renee-n. Dëgjohemi në Ëhatsapp, dreka, darka. Jemi munduar shumë të mbajmë një raport të mirë që vajza mos ta ndjejë mungesën time apo të Robertit.”- u shpreh këngëtarja.

Mirëpo mesa duket Roberti nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë të ish-partneres. Duket se kantautori e ka thumbuar Norën publikisht në emisionin e tij ‘Robi plaket kur do vetë’ duke i këshilluar ndjekësit që të mos rikthehen më me ishat.

“Veç mos u ktheni me isha, me u rikthy me ishin i bie si të shesës makinën dhe më pas të pyesësh a e ke akoma makinën, ma kthe”– tha ai.