Që në momentin që Einxhel Shkira vendosi që të bënte publike lajmin e shtatzënisë, ajo nuk ka ngurruar që në profilet e saj në rrjetet sociale të ndajë detaje rreth pritjes së ëmbël.
Së fundmi, moderatorja e njohur ndau me ndjekësit e shumtë një video në kanalin zyrtar në “YouTube”, kur ka kryer testin e shtatzënisë dhe ka marrë vesh për herë të parë se do të bëhej nënë.
Teka e ka shpërndarë në platformat sociale, një ndjekës e ka pyetur Einxhel në “Twitter”, se në çfarë muaji të shtatzënisë është.
“Einxhel po na trego saktë në çfarë muaji je aman mos na shty kaq shumë gjërat neve”- shkruan ndjekësja, të cilës moderatorja i është përgjigjur me një tjetër status ku shkruan se nuk bën llogari kur është puna te pritja e ëmbël.
“Kur vjen puna tek shtatzënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi”- shkruan Einxhel.
Kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother VIP”.
Që nga ai moment ata janë bashkë, madje së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ndonëse Einxhel bëri të pamundurën ta mbante të fshehtë shtatzëninë, ajo u zbulua duke u përfolur goxha në rrjet.
Ndërkohë në videon e postuar një ditë më parë, bukuroshja na ka treguar se në krahasim me lotët që ka derdhur në atë moment më shumë ka qarë kur e ka parë videon.
Por mesa duket nuk është Einxhel e vetmja e cila ka qarë kur e ka parë këtë video, por edhe Dagzit i janë mbushur sytë me lot e këtë Einxhel na e tregon përmes mesazheve që ai i ka dërguar.