Aktorja e spektaklit të humorit “Duplex” që transmetohet në TV Klan, Arta Elezaj është ndër më të bukurat e showbizit, por edhe shumë e veçantë për shkak të flokëve të saj kaçurrela.
Arta ka tërhequr shumë vëmendjen me pamjen e saj, por së fundmi ka bërë një ndryshim të papritur me flokët.
Aktorja i ka drejtuar flokët dhe u ka ndryshuar ngjyrën duke e treguar pamjen e re në Instagram.
“Preferoni që flokët e mi të jenë kaçurrela apo të drejta?”, pyet Arta fansat në foton e postuar ku ka marrë shumë komente pozitive.