U KAPËN MAT/ Don Phenom flet për herë të parë për lidhjen me bjonden bukuroshe – AlpeGossip
U KAPËN MAT/ Don Phenom flet për herë të parë për lidhjen me bjonden bukuroshe

U KAPËN MAT/ Don Phenom flet për herë të parë për lidhjen me bjonden bukuroshe

Don Phenom ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm për hitet e reja që po sjell, por edhe për jetën private. Prej kohësh thuhej se reperi është në një lidhje dhe kjo u vërtetua kur ai u fotografua me një bjonde bukuroshe.

Shumë shpejt u mësua se ajo quhet Anxhi e madje kishte postuar një foto krah reperit.

I ftuar ditën e sotme në “E diell”, Don Phenom foli për herë të parë për lajmet se ai është i lidhur me bjonden në fjalë duke thënë: “Janë vetëm thashetheme”.

“Unë nuk i lexoj portalet, jam i fokusuar vetëm te muzika dhe albumi i ri që po nxjerr. Sa i takon lajmit që qarkullon, në momentin që unë s’e shpërndaj në profilin tim, janë vetëm thashetheme”, u shpreh Don Phenom.