Ajo është një nga modelet më të njohura në botë, pjesë e engjujve të “Victoria’s Secret” dhe motra e Kylie Jenner e Kim Kardashian. Teksa këto të fundit komentohen shpeshherë për format bombastike, Kendall Jenner bie në sy për elegancën.
22-vjeçarja së fundmi ka qenë shumë pranë nesh dhe askush nuk ka ditur gjë pasi Kendall, ndryshe nga motrat e saj nuk ekspozohet shumë në rrjete sociale për të zbuluar vendodhjen.
Sot ajo ka postuar një foto me pamje nga deti ku shkruan se po i mungon Greqia, duke bërë kështu të ditur se i ka kaluar pushimet atje.
Duke qenë kaq afër Shqipërisë, shpresojmë që së shpejti Kendall të vizitojë edhe vendin tonë.