Po hakmerret ndaj Selena Gomez? E paskemi keqkuptuar The Weeknd – AlpeGossip
Po hakmerret ndaj Selena Gomez? E paskemi keqkuptuar The Weeknd

Po hakmerret ndaj Selena Gomez? E paskemi keqkuptuar The Weeknd

Fundjavën që lamë pas ata u fotografuan duke u përqafuar dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin në festivalin “Coachella”. Dhe situata ndodhi në të njëjtën ditë kur u dyshua se The Weeknd ishte puthur me ish-in e tij, Bella Hadid, por modelja e mohoi publikisht.

Këngëtari kanadez u shfaq i shoqëruar nga ish-e dashura e Justin Bieber, Chantel Jeffries. Ndryshe nga pjesa më e madhe e ish-të dashurave të Justin, Chantel nuk është vetëm modele, por një stiliste, blogere si edhe një DJ mjaft e talentuar.

Fillimisht mendohej se dyshja ishin në një lidhje të re dashurie e më pas u përfol, se ata qëndruan bashkë për të xhelozuar ish-partnerët e tyre.

Burime pranë The Weeknd konfirmuan për “Daily Mail” se, ai dhe Chantel janë vetëm miq të mirë, që ndajnë pasionin e përbashkët për muzikën.

Këngëtari i hitit “Call Out My Name” është beqar dhe ende po vuan ndarjen nga Selena Gomez.