BËJNË GJESTIN E RRALLË/ Fjolla Morina dhe Fisniku dhurojnë para për përballimin e luftës së COVID-19 – AlpeGossip
BËJNË GJESTIN E RRALLË/ Fjolla Morina dhe Fisniku dhurojnë para për përballimin e luftës së COVID-19

BËJNË GJESTIN E RRALLË/ Fjolla Morina dhe Fisniku dhurojnë para për përballimin e luftës së COVID-19

Pandemia Covid-19 që ka shqetësuar mbarë botën dhe ka marrë jetën e një numri jashtëzakonisht të madh njerëzish, po përpiqet të luftohet me çdo kusht!

Një prej personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar, Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla, janë prekur nga kjo situatë.

Ndaj, ata kanë menduar të japin ndihmën e tyre në luftën kundër Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka treguar në një postim në InstaStory se çifti ka dhuruar para për të blerë aparaturat e nevojshme për Covid-19.

“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë.”- ka shkruar Labi krahas postimit.

Fjolla dhe Fisniku janë kthyer këto kohë në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë dhe problemit me policinë, ku Fjolla u dënua me arrest shtëpie.