ME MESAZH DRITHËRUES/ Këngët që lanë “shenjë” me teksin e tyre (VIDEO) – AlpeGossip
ME MESAZH DRITHËRUES/ Këngët që lanë “shenjë” me teksin e tyre (VIDEO)

ME MESAZH DRITHËRUES/ Këngët që lanë “shenjë” me teksin e tyre (VIDEO)

Muzika është një pasionet që ndikon shumë në gjendjen emocionale të njeriut, ajo godet me ritmin, por godeta edhe me fjalët e përshtatura në tekst.

Disa këngëtarë i këndojnë dashurisë për nënën, disa dashurisë për njeriun e zemrës, të tjerë i këndojnë vuajtjeve dhe dhimbjes njerëzore. Të gjitha tekste përcjellin mesazhe shumë të forta dhe dëgjuesit përfshihen emocionalisht në ritmin dhe ndjenjat e shprehura me fjalë.

Këngëtarët shqiptarë e vlerësojnë shumë dhe punojnë me përksuhtim që të realizojnë një këngë rrënqethëse dhe me mesazh të fortë. Ndër to theksojmë Aurela Gaçen, Rozana Radin etj.

Aurela Gaçe dallohet për interpretimin e saj dhe jo vetëm, përzgjedh të vijë gjithmonë me një këngë ndryshe. Melodia, fjalët dhe Aurela si një aktore e bëjnë ta ndiesh atë që dëgjon, duke u transmetuar në një mënyrë shumë profesionale. Kënga e saj e fundit që e publikoi ditën e Shën e Valentinit, “Veten dua gjallë” i dedikohet dashurisë ndaj vetes, si një femër.

 

Rozana Radi përveçse një këngëtare, aktore, interpretuese e shkëlqyer, është edhe kanatautore. E kush mund ta harrojë interpretimine saj në “Kënga Magjike 2016” e cila u shpall dhe fituese me “Ma thuaj ti”. “Mesazhi im është të shfaqni forcën edhe përpara tragjedisë” ka thënë këngëtarja. Ndërkohë kujtojmë se dhe tekstin e “Veten dua gjallë” të Aurelës e ka shkruar Rozana.

 

Flori Mumajesi në çdo këngë të tij përcjell patjetër një mesazh që veshitrë mos të mbetet gjatë në mendjen e çdo dëgjuesi. Veçojmë këngën “Pa jetë” që rrënqethi të gjithë ata që e dëgjuan, të gjitha ato femra që e ndjen çdo fjalë e tingull. Kjo këngë i dedikohet abortit të një fëmije, marrja e jetëss ♪7 tij ende pa ardhur në jetë. E kë nuk do të drithëronte një këngë e tillë?!

Dr.Flori edhe pse që prej nëntorit të vitit 2014 nuk jeton më, këngët e tij kanë lënë gjurmë në jetën e çdo kujt që i ka dëgjuar. “Zemër thyer” është një nga këngët që ka dhënë një mesazh të fortë në mbarë vendin, i dedikohet gjithë padrejtësive që bëhen në jetën e secilit shqiptar.

Renis Gjoka gjithashtu ka publikuar një këngë me super mesazh ndër tërë të tjerat që nuk mbeten mbrapa. “Njerëzit qe takoj çdo ditë” është një nga ato këngë që vë në dukje të gjithë hipokrizinë dhe diskriminimin që ju bëhet të gjithë atyre që duan të shprehin haptazi mendimin e tyre, por se arrijnë nga pengesat.

 

Samanta Karavella në bashkëpunim me Kledi Bahitin ka sjellë këngën “Më jeto” e cila preku shumë zemra me fjalët e saj. Në subjekt të këngës është dashuria për familjen dhe gjithë sakrficat që bëhen për hir të saj.

Alban Skënderaj në bashkëpunim me Capital T sollën një këngë që menjëherë filloi të këndohej nga gjithë të rinjtë, nga të gjithë shpresëtarët, nga ëndërrimtarët dhe nga ata që duan të kenë një jetë të lirë. “Një ëndërr” ju jep guxim të gjithë atyre që duan të realizojnë idetë e tyre pavarësishtë  çdo pengese që do t’iu dalë rrugës.

 

Ledri Vula në bashkëpunim me Flori Mumajesin si rrallë herë sollën një këngë për bukurinë e shpirtit. Pavarësisht mangësive apo të metave të një njeriu, bukuria e shpirtit vjen e para dhe këtë na i treguan dy këngëtarët me një këngë të vetme.

 

Këngëtarët shqiptarë e vlerësojnë tekstin në një këngë dhe duan që të përcjellin mesazh me melodinë e veprën e tyre. ALPEgossip.al ju solli vetëm disa prej tyre, por që gjithë ato dedikime janë mjaftueshëm për t’i mbushur zemrat plot me shpresë e forcë.ALPEgossip.al