“Para nga qielli”, makina e lojërave të fatit aksidentohet dhe ndodh ajo që të gjithë ëndërrojmë – AlpeGossip
“Para nga qielli”, makina e lojërave të fatit aksidentohet dhe ndodh ajo që të gjithë ëndërrojmë

“Para nga qielli”, makina e lojërave të fatit aksidentohet dhe ndodh ajo që të gjithë ëndërrojmë

Një skenë që ngjason me një dubël nga filmat hollivudianë. Kështu ka qenë situata e krijuar ditën e djeshme pas një aksidenti në një autostradë në Illionois të SHBA-ve.
Mësohet se një prej makinave të lojërave të fatit është përplasur duke lejuar kështu që gjithë paratë që kishte brenda saj të shpërndaheshin përgjatë autostradës ndërshtetërore.

Shoferi i makinës humbi kontrollin dhe goditi një prej bordurave të rrugës duke bërë që të hapej dera e pasme e dilnin paratë.

Për më shumë se një orë policia e shtetit u angazhua për të mbledhur paratë që ishin lagur nga shiu, dhe kjo shkaktoi edhe një radhë të gjatë të makinave.