“S’PO E MBAJ SEKRET…”/ Dafina bashkon forcat me Arilena Ara: Shpejt vjen… – AlpeGossip
“S’PO E MBAJ SEKRET…”/ Dafina bashkon forcat me Arilena Ara: Shpejt vjen…

“S’PO E MBAJ SEKRET…”/ Dafina bashkon forcat me Arilena Ara: Shpejt vjen…

Dafina Zeqiri nuk ka ndërmend të ndalet pasi shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt në bashkëpunim me Arilena Arën.

Sipas Prive, gocat janë bërë bashkë për të sjellë një duet, i cili do të jetë një hit i garantuar.

Së fundmi është bërë e ditur se Dafina do të realizojë një projekt në bashkëpunim me Cricket. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë producenti i njohur përmes një postimi në “Instagram”.

“Spe mbaj mo sekret.. Shpejt vjen “Another One”, bashkë për albumin “Dafinë Moj”.

Nga ana tjetër, remixi i këngës “Pa ty’ ka rezultuar mjaft i suksesshëm, gjë që mesa duket është bërë shkak që dyshja të bashkojnë sërish forcat.

I gjithë videoklipi është xhiruar në një fushë të madhe me dy karrige të vendosura përkrah njëra-tjetrës, ku shihet ulur Dafina dhe Endrit Mumajesi i njohur si Muma.

Kujtojmë se pak javë më parë, Dafian Zeqiri solli pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”, me titull “Japa”, e cila po kthehet në një nga këngët e preferuara dhe në TikTok. Në fakt Dafina e kishte menduar paraparakisht që kjo këngë të bëhej virale në këtë rrjet social, duke realizuar një kërcim shumë të lezetshëm, që tashmë po kopjohet nga gjithë fansat e saj.