Sherri mes Erjon Braçes dhe Ylli Rakipit ngjan fiks si zënkë 12-vjeçarësh (FOTO) – AlpeGossip
Sherri mes Erjon Braçes dhe Ylli Rakipit ngjan fiks si zënkë 12-vjeçarësh (FOTO)

Sherri mes Erjon Braçes dhe Ylli Rakipit ngjan fiks si zënkë 12-vjeçarësh (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, në “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit po flitej për konkurrencën mes Bashkim Finos dhe Armand Dukës për kreun e Federatës së Futbollit, ku dy protagonistët ishin të ftuar në debat.

Ndërkohë, Erjon Braçe po ndiqte gjithçka dhe reagoi me anë të një potimi në Facebook.

“Ydhi, unë nuk jam lobist, jam tifoz futbolli; domethënë jo bastexhi, thjesht tifoz futbolli. Nuk loboj ‘pro’ kërkujt, përfshi edhe Bashkim Finon. Po, unë jam kundër Armand Dukës dhe sistemit të tij krimial që po shkatërron futbollin! Nuk i marr leje kurrkujt, as Ydhit të jem kundër këtij sistemi. Nëse Bashkim Fino e fiton këtë garë, unë përsëri do të jem kundër sistemit të ngritur nga federata deri në median e fundit që paguhet nga ky sistem.

Domethënë Ydhi, unë nuk gënjej, jam ky që jam, tifoz i një klubi legjendar si Partizani, pra tifoz, jo ortak biznesi si ky presidenti jot Ydhi, që po mohon edhe ortakët e tij të biznesit.”

Sigurisht, Ylli Rakipi nuk quhet Ydhi dhe toni tallës e preku aty ku s’duhet gazetarin, i cili iu kundërpërgjigj live:

“Më shan në Facebook një deputet i shkurtër sa një mi.”

Tani ne pyesim veten, këta janë “Burra” në pozitë apo 12-vjeçarë?