E njohim me emrin e artit Lyrical Son, por emri i tij i vërtetë është Festim Arifi… E ç’rëndësi ka kjo?! Rëndësi ka që sot reperi i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku feston ditëlindjen.
Ai zgjodhi që ta ndante me të tjerët këtë datë me një postim në Instagram. Me një foto ku shfaqet me super stil, lë një shkrim për të falenderuar të gjithë personat për urimet, duke iu shprehur dashurinë, ai shkruan: “36!!! Faleminderit te gjitheve per urimet. Ne pamundesi qe tju pergjigjem te gjitheve, me ane te ketij postimi ju falenderoj krejtve per urimet dhe fjalt. Ju don iKuqi” dhe e ka shoqëruar me një emoji speci të kuq që e karakterizon dhe me një zemër.
Po, po kjo është mosha e Lyrical Son, 36 vjeç dhe ai nuk e tregon aspak, por ajo që po presim është festa e ditëlindjes, si do të festohet, kush do të jetë dhe sa foto të bukura do të na shohin sytë nga dita e reperit sot…