Devis Muka: Nëse bashkëshortja nuk do të ishte xheloze do të ishte problem! – AlpeGossip
Devis Muka: Nëse bashkëshortja nuk do të ishte xheloze do të ishte problem!

Devis Muka: Nëse bashkëshortja nuk do të ishte xheloze do të ishte problem!

Dy vite në moderimin e “Fiks Fare” me Dorian Ramaliun e kanë larguar nga teatri.
“Vdiq Mbreti-Rroftë Mbreti” është shfaqja që e ktheu Devis Mukën në skenë, ku vjen nën lëkurën e personazhit që bën dallavere, korrupsion, mashtrime e falsifikime, pikërisht tipin që thotë se e ndesh përditë në temat e “Fiks Fare”.

Kimia artistike e dy miqve në jetë, ka bërë që të kenë sukses, si dyshja e djemve në ekran, që dinë të improvizojnë gjatë programit investigativ të mbrëmjeve. Për humorin dhe batutat e politikanëve që ftojnë në studio, ruajtjen e balancës mes martesës dhe karrierës, tundimeve dhe jetës si djalë i famshëm, Devis Muka i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Në “Fiks Fare”, çdo natë me Dorian Ramaliun. Kur ndodh diçka, që shkon huq, ju improvizoni?

Le të themi që jemi gjysmë për gjysmë, pasi ne përditë improvizojmë dhe përpiqemi të jemi sa më të natyrshëm, por duke mos harruar asnjëherë bazën e skaletës, që nuk lëviz asnjëherë.

Duke qenë se, ju jeni aktorë në profesion, kur ndodh që aktroni në studion e “Fiks fare”?

Ka momente që edhe aktrojmë, por temat në “Fiks Fare” janë aq të vërteta dhe aq të prekshme sa nuk kanë nevojë për aktrim, por vetëm për “zërin” e duhur.

Koço Devole dhe Doktori, pra Gent Pjetri janë prezantuesit e gafave televizive në “Fiks”. I ndjek ata dhe çfarë mund të thuash për batutat e tyre, krahasuar me tuajat?

Jemi dy stile të ndryshme, por mua realisht më pëlqejnë të dy. Janë shkollë humori dhe ne përpiqemi shumë të mësojmë nga të dy.

Të ngrini zërin për problemet e njerëzve dhe vendit duket si një punë e vështirë dhe problematike. Në ç’aspekt ndjeheni të kënaqur dhe a ju ka ndodhur që të përplaseni me persona apo institucione që kanë rënë “preja juaj”?

Të jesh pjesë e “Fiks”-it, nuk është e lehtë. Pasi përditë ndeshemi me probleme dhe padrejtësi, që përpiqemi t’i ndreqim dhe t’i denoncojmë. Në çdo emision ne bëjmë edhe miq, por dhe armiq. Por kur mendon se i ke ndry-shuar sadopak jetën dikujt, nuk mendon për armiqtë. Është bukur të bësh televizion jo vetëm duke argëtuar, por dhe duke ndihmuar dikë. Dhe në këtë mision ne nuk i druhemi askujt, pasi jemi në anën e së drejtës. Prandaj, dhe populli i beson më shumë “Fiks”-it se shtetit për hallet e veta.

Kamerat e fshehta janë shpesh ato që fusin në grackë persona të ndryshëm, që e shkelin diku. Ti vetë, si do të reagoje nëse do të shihje veten në një kamera të fshehtë?

“Fiks”-i nuk fut njeri në grackë, por denoncon padrejtësitë e përditshme që ndeshin njerëzit e thjeshtë. Unë më shumë do të isha i përshtatshëm për ndonjë kamera gazmore.

Herë pas here keni pasur të ftuar politikanë, madje edhe Kryeministrin Edi Rama. Kë do të veçoje si mjeshtrin e batutave, pra, që do e shihnit si bashkë moderues në “Fiks fare”?

E vërtetë që shumë figura politike kanë ardhur te “Fiks”-i. Por politikanët japin batutat më të bukura dhe më për të qeshur kur flasin për politikë. Tek “Fiks”-i nuk do të bënin punë. Jam me fat që kam Dorin, i cili nuk ka votuar kurrë dhe nuk do t’ia dijë fare për politikanët, prandaj është partneri ideal për “Fiks”-in.

Puna në televizion, ndoshta të ka larguar pak nga skena e teatrit. Si e për-jetove rikthimin në shfaqjen “Vdiq Mbreti-Rroftë Mbreti!” dhe, t’u desh shumë punë për të hyrë nën lëkurën e personazhit?

Në fakt, kisha dy vjet pa luajtur në teatër, por tashmë jam rikthyer në Teatrin Kombëtar, siç thatë, me shfaqjen “Vdiq Mbreti-Rroftë Mbreti” me regji të Elma Doresit. Personazhi që luaj në shfaqje, ka qenë i lehtë, pasi tipa të tillë që bëjnë dallavere, korrupsion, mashtrime, falsifikime unë i ndesh përditë te temat e “Fiks”-it.

Komplimenti më i shpeshtë që të bëjnë është, që je djalë i bukur, apo je mashkull i vërtetë?

Sot, më mirë është të të thonë: “Je njeri i mirë”. Se komplimente të tilla ka plot, por njerëz të mirë ka pak.

Si i martuar dhe baba i një vajze, ndodh që bashkëshortja bëhet xheloze?

Nëse nuk do të bëhej xheloze, do të ishte problem. Por ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe nuk lejojmë që xhelozia ta mbysë lidhjen tonë.

Ju ndodh që të përhumbeni apo të humbisni toruan, kur shikoni velinat tek kërcejnë para jush?

Po tani, njerëz të gjallë jemi, edhe përhumbemi, por jo gjithmonë, pasi për fat kemi regjisorin që na tërheq veshin.

Për të qenë energjikë dhe plot batuta çdo natë, si karikoheni?

Vajza ime është burimi i energjisë. Ajo më kthen në fëmijë dhe më mbush me qetë-si. Fëmijët janë vërtet bekim!

Është më e vështirë të bësh për të qeshur publikun në një sallë teatri, apo atë në shtëpi nëpërmjet ekranit?

Publiku është i ndryshëm, përsa i përket teatrit dhe televizionit, por në një pikë bashkohen. Ata të duan, nëse je i vërtetë.