GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Fero takohet me familjen e Arbenitës (FOTO) – AlpeGossip
GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Fero takohet me familjen e Arbenitës (FOTO)

GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Fero takohet me familjen e Arbenitës (FOTO)

Çifti i njohur i showbizit Fero dhe Arbenita Ismajli janë padyshim një ndër dyshet më të komentuara në mediat rozë. Pak ditë më parë ata habitën fansat teksa Fero nëpërmjet një postimi lajmëroi se ishte beqar dhe se i kishte dhënë fund lidhjes me Arbenitën.

Mirëpo, Arbenita reagoi menjëherë duke hedhur poshtë lajmin e ndarjes dhe duke treguar se gjithçka ishte një lojë mes tyre. Siç duket, ndonëse kanë pak muaj që janë të lidhur, marrëdhënia e tyre ka filluar të bëhet serioze.

Së fundmi, modelja e njohur nëpërmjet disa postimeve në Instagram ka treguar se tashmë Fero është bërë pjesë e familjes së saj. Në fotot e publikuara shihet se reperi është në shtëpinë e modeles dhe ka pozuar së bashku me vëllain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.