“ISHTE NJË NDJENJË FANTASTIKE”/ Bënë dasmën e fshehtë në Maldive, Albani zbulon pse nuk i treguan askujt (FOTO) – AlpeGossip
“ISHTE NJË NDJENJË FANTASTIKE”/ Bënë dasmën e fshehtë në Maldive, Albani zbulon pse nuk i treguan askujt (FOTO)

“ISHTE NJË NDJENJË FANTASTIKE”/ Bënë dasmën e fshehtë në Maldive, Albani zbulon pse nuk i treguan askujt (FOTO)

Në 7 maj çifti i njohur i showbizit Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në një dasmë private në ishujt Maldive. Çifti e dha lajmin e bukur javë më pas nëpërmjet disa fotove të shkëputura nga dasma.

Ndërkohë që pak ditë më parë lajmëruan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe se Miriami është 4 muajshe shtatzënë. Mirëpo, i ftuar së fundmi në emisionin ‘Prive’, Albani ka zbuluar se përse ai dhe Miriami vendosën që dasmën ta bënin në fshehtësi të plotë.

“Ishte një ndjenjë fantastike, ne nuk kemi qenë ndonjëherë për dasmat pompoze, madhështore, me shumë njerëz, e kemi pak të vështirë, jemi vetë si natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në një vend magjik. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim me të vërtetë shumë i bukur”, është përgjigjur  Albani.