Roza Lati tregon kulmin e saj të xhelozisë: Kam braktisur ish-të dashurin natën në autostradë – AlpeGossip
Roza Lati tregon kulmin e saj të xhelozisë: Kam braktisur ish-të dashurin natën në autostradë

Roza Lati tregon kulmin e saj të xhelozisë: Kam braktisur ish-të dashurin natën në autostradë

Të gjithë ne vajzat jemi xheloze për të dashurin tonë por prisni sa të dëgjoni historinë e Roza Latit. Moderatorja ka qenë e ftuar në emision “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut dhe ka rrëfyer kulmin e saj të xhelozisë: e ka braktisur të dashurin natën në autostradë!

“Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal. Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kappa që i dashuri im që po e shihte. E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëherë… Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina. S’jam legen unë thoshte,ora 10 e darkës s’ka as autobus.”,- ka rrëfyer me humor Roza duke pranuar se në raste të tilla nuk e toleron aspak mashkullin. Kështu pra që i dashuri i Rozës duhet të ketë shumë kujdes nëse i bie ndonjëherë ndërmend të shohë vajza të tjera.