PAK DITË PARA ARDHJES NË JETË TË BEBIT/ Olta Boka merr vendimin e rëndësishëm (FOTO) – AlpeGossip
PAK DITË PARA ARDHJES NË JETË TË BEBIT/ Olta Boka merr vendimin e rëndësishëm (FOTO)

PAK DITË PARA ARDHJES NË JETË TË BEBIT/ Olta Boka merr vendimin e rëndësishëm (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka është në pritje të ëmbël dhe po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të parë. Olta është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe brenda pak ditësh do të sjellë në jetë një vogëlushe.

Së fundmi këngëtarja ka marrë vendimin të zgjohet sa më herët për të përgatitur veten para ardhjes në jetë të vajzës.

“Po bëjmë prova teknike për të mësuar veten me oraret e reja”, shkruan Olta krahas postimit në InstaStory, ku shfaqet teksa pi lëngun e portokallit dhe ku bie në sy barku i rrumbullakosur.

Pak ditë më parë këngëtarja postoi gjithashtu edhe një foto me partnerin e saj, djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin.

Kjo është foto e parë publike e çiftit pasi Olta ka preferuar që prej vitesh lidhjen e tyre ta ruajë larg syrit të mediave.