E rrahën kur doli nga kinemaja: Dhunuesit e Feros rrëfejnë për herë të parë arsyet e konfliktit - AlpeGossip
E rrahën kur doli nga kinemaja: Dhunuesit e Feros rrëfejnë për herë të parë arsyet e konfliktit

E rrahën kur doli nga kinemaja: Dhunuesit e Feros rrëfejnë për herë të parë arsyet e konfliktit

Reperi Fero është shndërruar në kryefjalën e mediave online së fundmi, pasi pak ditë më parë, ai u dhunua nga disa persona në një qendër tregtare, teksa dilte nga kinemaja.

Reperi madje pretendon se një prej tyre e ka kërcënuar me armë ndërkohë që të tjerër e rrihnin, por ai shpëtoi pa dëmtime serioze.

Lidhur me këtë ngjarje, u vunë në pranga 4 të dyshuarit, mes të cilëve edhe reperi Ligrit Uka, i cili e pranoi publikisht nëpërmjet një postimi në Instagram se ishte ai një nga dhunuesit.

Por djemtë janë lënë të lirë pasi edhe u konstatua se arma me të cilën ata kishin kërcënuar Feron ishte e rreme. Sakaq, pas lirimit, Uka dhe një nga miqtë e tij që dhunuan reperin kanë folur në lidhje me arsyen e konfliktit në emisionin “Elite Show”.

Se çfarë kanë deklaruar djemtë, pritet të mësohet në transmetimin e plotë të emisionit. Burimi: Gazeta Express